Fulham, Lids dhe Uest Bromuiç, plotësojnë Premier Ligën…

Fulham kthehet në Premier League pas vetëm një viti gare në Championship. Skuadra e teknikut Skot Parker mundi në “Wembley” Brentford 2-1 në finalen e play-offit.

Në një “Wembley” të boshatisur, gjithçka ndodhi në kohë shtesë (0-0 pas 90 minutash lojë): Brian shënoi për londinezët në minutën e 105-të dhe më pas po Brian dyfishoi në të 117-tën. Dalsgaard në 124 ‘ për Brentford ngushtoi sa për statistikë.

Mallkimi i vendit të tretë në Championship vazhdon. Këtë herë i qëlloi Brentfordit, vitin e kaluar ishte Lids teksa nga ai pozicion mbeti jashtë. Fulham ishte i katërti edhe pse me brenfordin patën nga 81 pikë në fund të kampionatit.

Kështu plotësohet Premier League për sezonin e ri 2020-21 me Fulham, Lids dhe Uest Bromuiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!