Perez del nga izolimi, pritet tamponi i dytë

Piloti Serxhio Perez ka përfunduar karantinimin e tij, pasi rezultoi pozitivi me Covid-19 të enjten e kaluar. Por ai ende nuk ka provuar tamponin e dytë negativ për të rimarrë Racing Point-in e tij këtë fundjavë në Silverstone.

Lajmin, që piloti meksikan ka dalë nga izolimi, e bëri të ditur vetë skuderia britanike. Sidoqoftë, për të qenë në gjendje të kthehet te timoni i makinës së tij të premten gjatë provave të lira për Grand Prix të Silverstonit, Perez duhet të provojë se është negativ.

Skuadra angleze Racing Point shpreson, që meksikani të jetë në gjendje të garojë që të enjten në mbrëmje. Në të kundërt, Niko Hulkenberg, i cili e zëvendësoi atë fundjavën e kaluar, do të ishte sërish në timonin e makinës së Perezit edhe këtë fundjavë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!