Anglia, karton i kuq kush kollitet

Kollitja në drejtim të një kundërshtari, ose një zyrtari të ndeshjes, tani e tutje do të jetë një gjest i ndëshkuar me një karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Është një nga udhëzimet e reja të hartuara nga Federata e Futbollit (Liga e Futbollit Anglez) dhe e vlefshme për Premier League dhe për të gjitha nivelet e futbollit anglez.

Rregulli, posaçërisht, parashikon një dëbim të menjëhershëm, nëse gjyqtari identifikon një kollitje drejt një lojtari tjetër, si një “veprim i qëllimshëm”.

Një gjest i tillë, nëse vërtetohet se personi ka dijeni për mbartjen e infeksionit, mund t’i nënshtrohet ndjekjes penale, duke u konsideruar në të gjitha aspektet një krim nga shërbimi i Prokurorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!