Nuabueze në vitrinë, Laçi kërkon një mesfushor… klasi

Nuabueze këtu, Nuabueze atje. Mjafton një sinjal për të bërë lajm rreth sulmuesit të Laçit, Kirian Nuabueze, i cili me 24 golat e këtij edicioni në kampionat, ka mahnitur jo vetëm në Superiore, por dhe matanë kufinjve.

Në klub thonë se ka kërkesa pa fund nga jashtë vendit. Pasi emri i tij u lakua për një kalim në Turqi dhe më pas në Austri, sot në qarkullim lajmi për një interesim të Hapoel Ber Sheva nga Izraeli.

Në fakt Ber Sheva e njeh mirë nigeriano- amerikanin. Që në përballjen europiane të 11 korrikut 2019 (Laçi-Ber Sheva 1-1) për Europa League, teksa Kiri i shënoi një gol.

Asokohe presidentja e klubit, Alona Barkat, trajneri Barak Bakhar dhe kapiteni Ben Biton, folën me superlativa për skuadrën dhe vetë Nuabuezen.

Gjithsesi, klubi izrealit nuk po kalon një situatë të mirë. Presidentja Alona Barkat, ka disa muaj që është larguar nga klubi.

Ndërkohë, sulmuesi kryesor i saj Ben Sahar (në fakt edhe ndaj Laçit shfaqi dobësi), nuk po justifikon, atje kanë nisur të mendojnë për Nuabuezen.

Mediat e afrojnë sulmuesin me Ber Sheva-n.

Laçi:

Interesimit të ‘Sporti im.al‘, lidhur me lajmin për interesimin e klubit izrealit, drejtuesit as e pohuan as e mohuan.

Kiri ka edhe një edicion kontratë me Laçin. Duhet kuptuar ky fakt nga të gjithë dhe të mos abuzohet se Nuabueze përfundon kontratën. Klubi do vlerësojë ofertat rreth tij. Ne nisim seancat përgatitore të mërkurën dhe mirëpergatitja e ndeshjeve për Europa Legaue është përparësi”.

Merkato?

“Jemi të fokusuar për një mesfushor klasi nga Kategoria Superiore. Nuk përjashtojmë mundësinë për një mbrojtës”.-thonë në klub.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!