Presidenti Bartomeu i mbyll derën Lautaros

Nuk ka asnjë nga Barcelona për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, të paktën për momentin. Këtë e konfirmon Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, gjatë një interviste të gjatë me gazetën spanjole “Sport”.

Numri një i katalantasve konfirmoi se ai kishte pasur kontakte me Interin në javët e kaluara, por “aktualisht ne i kemi ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë bisedimet me bluzi të Milanos. Situata aktuale që po kalon futbolli nuk lejon investime të mëdha,”- ka deklaruar presidenti Bartomeu, duke ia mbyllur derën Martinezit. Të paktën përkohësisht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!