FA Cup në duart e Granit Xhakës

Finale FA Cup në Londër: Arsenal-Çelsi 2-1

Trofeu numër 139 i FA Cup i shkon skuadrës së Mikel Artetës. Në Wembley të destinuar pa tifozë, Arsenali fiton ndaj Çelsit 2-1. Për trofeun e 14-t në hitorinë e “topçinjëve” vendos dopieta e Abumejang, i cili bëri të pavlefshëm avantazhin e londinezëve blu (Pulisiç 6′), të drejtuar nga Frenk Lampard.

Kështu pas fillimit jo të mirë, skuadra e Artetës filloi të gjente ritmin e duhur. Pierre-Emerick Abameyang u shndërrua në heroin e finales, pasi fillimisht me penallti në të 28-ën dhe më pas në të 67-tën vulosën triumfin e parë të Arsenalit me Mikel Artetën në timon.

Çelsi në këtë takim u përndoq edhe nga mungesa e fatit, pasi Kovaçiç u dëbua me karton të kuq nga loja pas dy të vedhave me ndërhyrjet ndaj Xhakës. Në fund, blutë humbën edhe Pedron, ndërsa spanjolli u dëmtua disi rëndë dhe Lampard nuk pati mundësi zëvendësimi.

Me Shkodran Mustafin jashtë planeve për shkak të dëmtimi (ka mbyllur sezonin prej javësh) Granit Xhaka mbajti lart flamurin e futbollistëve me origjinë shqiptare në këtë takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!