Tonali është i Interit, të hënën firma

E kërkonin disa skuadra në Itali dhe jashtë saj por njëri nga futbollistët me të ardhme në gadishullin Apenin, mbetet në Seria A.

Sipas “Corriere di Brescia”, Interi dhe Breshia kanë rënë dakord për të trasferuar në Milano talentin e Italisë Sandro Tonali. Një marrëveshje të huazimi prej 10 milionë eurosh me një detyrim blerje të lojtarit për një shumë totale prej 35 milionë eurosh në vitin 2021.

Mesfushori 20-vjeçar, pritet të fitojë 2.5 milion euro në vit te Inter, duke rënë dakord për një kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Kontrata dhe formalitete mes palëve janë në program në fillim javë teksa të hënen Tonali udheton drejt milanos për të konkluduar të ardhmen.

Agjenti i lojtarit Bepe Bozo ia doli të konfigurojë parametrat e kontratës për lojtarin e tij Sandro Tonali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!