Brozoviç i dehur, agresion në spital
Marselo Brozoviç, mesfushori kroat i Interit sërish në skenë me situata jo në ligjshmëri me rregullat e jetës në Itali.’Gazzetta dello Sport’ shkruan se Brozoviç “u egërsua” në spitalin e San Carlo të Milanos.
Brozoviç shkoi në spital për të vizituar një mik i cili dëmtoi këmbën dhe këmbënguli që ndaj tij të ndërhyhej me shpejtësi.
Parë gjëndjen e qetë dhe vonesat nga bluzat e bardha, lojtari i Interit filloi të bërtiste. Burime nga spitali thanë se Brozoviç bërtiste dhe pati sjellje jashtë normalitetit duke qënë nën efektin e alkolit.
Spitali reagoi shpejt dhe e thirri policinë për të qetësuar Marsel Brozoviç, por ai nuk i dëgjoi ata dhe vijoji në linjën e tij. Pasi u vu në dijeni se ai mund të kishte pasoja më të rënda, ‘Brozo’u qetësua dhe u kërkoi falje mjekëve dhe pacientëve.
Sakaq, ky është shpërthimi i dytë i Brozoviç në 20 ditë. Për anormalitetin e parë, teksa ngiste makinen i pirë,iu hoq patenta për 6 muaj. klubi e gjobiti me 100 mijë euro. Ende nuk dihet se cili do të jetë ndëshkimi i radhës për kroatin e ‘shthurur’.