Viktor Osimhen, përfundimisht napolitan…

Tani është zyrtarizuar: Viktor Osimhen është lojtari më i ri i Napolit. Me një “Tweet”, presidenti Aurelio de Laurentis i uron mirëseardhjen sulmuesit, duke i dhënë fund edhe telenovelës që zgjati gjithë korrikun me skuadrën e Lilës.

I rritur në skuadrat e të rinjve të një akademie në Lagos të Nigerisë, Viktor u kthye profesionist kur u transferua te Volfsburgu, kur ishte në moshë ligjore. Në Gjermani ai luajti në sezonin 2017/18 dhe më pas kaloi vitin pasardhës në Sharleroi.

Në skuadrën franceze ai luajti 36 ndeshje, duke shënuar 20 gola. Përvoja e tij transalpine vazhdoi te Lile më 2019/20, ku ai luajti 38 ndeshje dhe realizoi 18 gola.

Osimhen është një nigerian. Me U-17 vjeç, ai u shfaq në Kupën e Botës më 2015, në të cilën u shpall edhe shënuesi më i mirë me 10 gola. Në ekipin kombëtar ai ka debutuar në qershor 2017 dhe me Nigerinë, deri më tani Viktor ka zhvilluar 10 ndeshje, ku dhe ka shënuar 4 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!