Operohet për herë të dytë, Fangaj ia hedh me sukses


Abdurrahman Fangaj, pësoi një dëmtim të rëndë në sfiden me Tiranen (1-1) një vit më parë, pas një përplasje me Kërçikun në minutat e para të lojes, teksa la terrenin e blertë duke u operuar më pas në krah.

Pas rehabilitimit, 22-vjeçari arriti të ngjitet sërish në nivele të larta, mirëpo ligamentet në Ballsh e lanë në ‘baltë’.

Sot mbrojtësi i Laçit operohet për herë të dytë, por këtë radhë në këmbë. Ai flet nga Zagrebi për sukses të plotë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Shkodrani u dëmtua rëndë gjatë përballjes me Bylis (0-3), duke u larguar nga fusha. Sot mbrojtësi i dalluar i linjës së djathtë, njofton në rrjete se operacioni i radhës ka shkuar me sukses.

Gjithësesi, këtë herë edhe pse lojtari shfaqet optimist, duket se rehabilitimi do të zgjasë në kohë.

Fangaj shkruan:

Falë Zotit operacioni kaloi me sukses!🤲🏻
Faleminderit te gjithëve për mbështetjen dhe në veçanti KF Laçit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!