Federata zbardh axhendën e duelit Vllaznia- Besëlidhja

Vllaznia-Besëlidhja nesër në ‘Loro Boriçi’ në atë që konsiderohet takimi vendimtar për të përcaktuar skuadrën e 10 të edicionit të 82-të kombëtar të Futbollit në Kategorinë Superiore.

FSHF, paraprakisht pati përcaktuar datën 5 gusht por pas ndeshjes Besëlidhja- Pogradeci (3-2) trajneri i lezhjanëve Elvis Plori për ‘Radio Tirana’ deklaroi se drejt klubit Besëlidhja kishte vajtur njoftimi se takimi me Vllazninë do të luhet të dielën e 2 gushtit në 19:00.

Njoftimi i FSHF-së:

Do të luhet të dielën (2 gusht) në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja play-off KF Vllaznia-Besëlidhja. Sfida, që do të nisë në ora 19:00, do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. KF Vllaznia vjen në këtë përballje pasi u rendit në vendin e 8-të të Kategorisë Superiore në edicionin 2019/2020 me 46 pikë të grumbulluara në 36 javë.

Ndërsa Besëlidhja u rendit e dyta në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe u përball të mërkurën në ndeshjen e parë play-off me KF Pogradecin, që e përfundoi sezonin në vendin e dytë të Grupit B. Ky takim u fitua nga skuadra lezhjane me rezultatin 3-2.

Sakaq, janë dhënë edhe verdiktet e tjera të edicionit 2019/20 në Kategorinë Superiore. KS Luftëtari dhe Flamurtari FC zbresin në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa FK Apolonia dhe KS Kastrioti ngjiten në Kategorinë Superiore”, – shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!