‘Fshesa’ te Kukësi, ikën Krasniqi…
● Shkurtaj kishte lajmëruar divorcin, i cili erdhi zyrtarisht sot.
Vasil Shkurtaj dhë Gëzim Krasniqi, largohen zyrtarisht nga Kukësi. Të dy lojtarët, si sulmuesi vlonjat ashtu dhe mbrojtësi i eksperiencës së madhe, do të kenë mundësinë të nisin ‘aventura’ të reja në karrierë.
Me Skënder Gegën në timon, Kukësi i ‘ri’ pritet të konfigurohet me shpejtësi përpara se verilindorët të nisni aventurën europiane. Sulmuesi i kombëtares, Azdren Llullaku, ka ditë që flitet për një angazhim te Kukësi.
Gjuetia kuksiane sapo ka nisur. Klubi pasi ka larguar Osli Teqen, njofton largimin e Shkurtajt dhe Krasniqit.