UEFA: Barcelona-Napoli në pikëpyetje…!

UEFA është shumë e vëmendshme ndaj evolucionit të koronavirusit në Katalonjë dhe po mendon të mos e zhvillojë ndeshjen e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit në “Camp Nou”, e vlefshme për 1/16-tat të Champions League.

“Mundo Deportivo”, raporton për kërkesën e organit të futbollit europian drejtuar Departamentit të Shëndetit lokal për situatën e pandemisë në Katalonjë. Ky është një protokoll i zbatuar ngas UEFA edhe në qytetet e tjera (Mançester, Torino dhe Monako) ku do të luhen ndeshjet e kthimit për 1/16-tat e Champions League.

Vendimi përfundimtar i UEFA-s do të merret më vonë këtë javë dhe ai do të varet nga përgjigja që merr. Për momentin, autoritetet shëndetësore katalanase, sigurojnë që mund të luhet rregullisht në Barcelonë.

Turistët tashmë po mbërrijnë në kryeqytetin katalan dhe nuk ka asnjë ndalim hyrjeje. Të gjitha këto argumente i japin besim klubit. Gjithsesi, alternativë për “Camp Nou” do të ishte Lisbona, ku pritet të luhen çerekfinale, gjysmëfinalet dhe finalja e Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!