UEFA në siklet për Siti-Real

Drejt “Final 8” në Lisbonë? Siti dhe Reali në hall për ndeshjen e kthimit…

Autoritetet shtetërore britanike, duke parë numrin e shtuar të personave me COVID-19, kanë aplikuar një karantinë të detyrueshme prej 14 ditësh për të gjithë ata që vijnë nga vende të hartave të kuqe. Një e tillë është edhe Spanja.

Në program ndeshja Mançseter Siti-Real Madrid gjatë gushtit për 1/8 e Champions. Ligjet e kryeminstrit Xhonson, parashikojnë 14 ditë karantinë. Reali nuk ia del dot. Si bëhet?

Në skenë ngjitet UEFA, e cila në mënyrë imediate duhet të mendojë zgjidhjen alternative jashtë Anglisë.

Në sfidën e parë luajtur në ‘Bernabeu’, Mançester Siti ka fituar 1-2 dhe një ‘ndëshkim’ eventual pas atij entuziazmi në klub, për të luajtur pa komplekse në Europë, duket si penalizim për qytetarët’ .

Hipotezat e para thonë se UEFA po mendon Porton ose Guimaraesh, si stadiumet alternative në rast se qeveria britanike nuk do të lehtësojë masat për ekipet e huaja që kanë destinacion ishullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!