Të enjten, finalja e Kupës për femrat…

Finalja e Kupës së Shqipërisë për femra do të luhet ditën e enjte (30 korrik) në stadiumin “Elbasan Arena”. Sfida Vllaznia-Apolonia do të nisë në ora 19:00 dhe do të përballë dy prej skuadrave më të mira këtë sezon në futbollin e femrave.

Vllaznia, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për të shtatin vit radhazi pak javë më parë, erdhi në këtë finale, pasi mposhti në gjysmëfinale Juban Danjën me rezultatin 5-1.

Ndërsa, Apolonia eliminoi në katërshe Tirana AS, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra fierake u rendit e dyta në kampionatin e futbollit për femra, që sapo u mbyll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!