Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për femra

Kupa: Vajzat kuqeblu, trìumfuan me rezultatin 4-0 në finalen e sotme ndaj Apolonisë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Vllaznia -Apolonia, luajtën sot finalën e Kupës së Shqipërisë për femra. Skuadra shkodrane e presidentit Lazer Matia dhe teknikut Nikolin Lekaj,ka dominuar nga fillimi e gjer në fund duke shënuar katër gola fierakëve bardhjeshile. Një kundërshtar i fortë këto vite të fundit për Vllazninë por që sot nuk patën forcë për të rivalizuar.

Golat për kuqeblutë në këtë finale të mbyllur 4-0, u shënuan nga Lufo, Leba, Gjini dhe Megi Doçi me penallti. Në fund trofeu dhe pas titullit kampion mbetet për tu parë se si skuadra shkodrane do përfaqësohet në europë.

Vitin e kaluar, Vllaznia në eliminatoret e Champions League ishte njëra nga 32 skuadrat e kualifikuara por më pas u eleminua në takimet direkte nga danezet e Fortuna Hojrring duke ndalur ndeshjet e mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!