Të vërtetat e Bartomeut: “Mesi rinovon”

Presidenti i Barcelonës ka treguar skenarët që po karakterizojnë tregun katalan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Mesin, Lautaron, Nejmar, si dhe të rinjtë që do të afrohen në skuadrën “blaugrana”.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu sqaroi disa pika kryesore të verës së nxehtë dhe tregut katalan…

Mesi? “Ai ka thënë shumë herë që dëshiron të përfundojë karrierën e tij këtu. Nuk kam dyshim se Mesi do ta rinovojë kontratën e tij. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, si dhe me të gjithë lojtarët që kanë mbajtur shiritin e kapitenit”.

Lautaro? “Kemi nisur bisedimet me Interin, por në momentin negociatat janë ndalur”.

Rithimi i mundshëm i Nejmar? “Ne jemi ende duke vlerësuar strategjitë e tregut, por nëse lojtarët nuk arrijnë kërkesat teknike, është shumë e vështirë që ata të mund të nënshkruajnë për ne”.

Lidhur me blerjet në tregun e verës, Bartomeu shpjegon: “Kemi 7 lojtarë të rinj: Pedrin e ri, i cili ka një talent të jashtëzakonshëm, Trinkaon, Mateus Fernandesin dhe Pjaniç. Ndërkohë nga Barça B do të vijnë në ekipin e parë Araujo, Rikui Puig dhe Ansu Fati”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!