Reali planifikon ndalesën e rrogave…

Florentino Perez presidenti i ekipit kampion në Spanjë, Real Madrid, iu ka kërkuar lojtarëve që të heqin dorë dhe nga një rrogë e dytë. Klubi duke parë vullnetin e mirë të lojtarëve për të ndihmuar klubin, në këto situata të vështira ekonomike, ka dalë në këtë kërkesë të re.

Presidenti duke se ka gjetur paraprakisht dakortësinë me kapitenin Ramos dhe sipas ‘Marca’-s, diçka të tillë do ju faturohet edhe pjesës tjetër të grupit.

Skuadra për shkak të rikonstruksionit të ‘Santiago Bernabeut’, do të vijojë të luajë në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Reali nga krahu tjetër po mundohet dhe të shesë, por sërish duket se shpenzimet e mëdha,nuk mbulohen largimi i lojtarëve.

Për shkak të pandemisë botërore por dhe axhendës me shpenzime të mëdha, Real Madridi po përballet me probleme ekonomike. Ekipi i “Los Blancos” gjatë marsit, vendosi që të heqë një rrogë të lojtarëve me mirëkuptimin e tyre. Një e dytë gati të ngjasë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!