Valencia emëron Grasian në postin e trajnerit

Havi Grasia është trajneri i ri i Valencias në La Liga. Tekniku spanjoll, ndërsa ka drejtuar më parë Uatford, Rubin Kazan dhe Malaga, merr timonin e Valencias në një moment mjaft të zymtë të skuadrës.

Këtë edicion Valencia ishte pjesë e Champions League por nga rruga mëtejshme u eleminua nga Atalanta e Seisë A.

Pak ditë më parë La Liga uli siparin duke dhënë verdiktet sezonale por Valencia, ndryshe nga vitet e tjera, mbeti jashtë europe.

Një përzgjedhje e tillë duket se vlen nëse tekniku i ri do arrijë të rikthejë në nivele të larta Valencian.

Grasia merr vendin Albert Selades, i cili shkarkua muajin e kaluar duke firmosur deri në qershor 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!