Revolucion te Barça, largohen 12

E madhja sportive spanjolle Marca raporton se Barcelona ka gati revolucionin në dalje.Lautaro Martinez mbetet dëshira e madhe në hyrje paçka se në listën e dëshirave ka dhe shumë të tjerë. Sidoqoftë strategjia është gati. Bartomeu duket se do shesë gjysmën e skuadrës në mënyrë që të krijohet fondi i duhur…

Lojtarë të caktuar të ekipit të parë nuk janë për momentin pjesë e planeve të trajnerit Setien, ndërsa disa të tjerë pritet të kthehen nga huazimit te disa klube të tjera.

Mësohet se me valixhe gati te Barcelona janëgjithsej 12 futbollistë që do t’i listojë në treg për afatin kalimtar të verës, mjaftueshëm për ta formuar një formacion të dytë.

Lista për tu larguar (jo huazuar): Neto, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite, si dhe lojtarët që po kthehen nga huazimet: Carles Alena, Rafinha Alcantara, Jean-Clair Todibo dhe Philippe Coutinho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!