Kukësi-Skënderbeu pa gola në Elbasan

Kategoria Superiore, java e 35: Kukësi- Skënderbeu 0-0

Në ‘Elbasan Arena’, Kukësi vendas e pati të vështirë të kalojë Skënderbeun e Korçës në sfidën e fundit të ditës së sotme të javës së 35-të.

Të dyja skuadrat patën shanse të shumta për të kaluar përpara. Gripshi për Skënderbeun fillimisht ishte shumë pranë golit për korçarët ndërsa më pas ishte Kukësi që disa herë sfumoi mundësitë përpara Koliqit.

Gjithësesi, në pjesën e dytë Krasniqi (55′) sërish pranë golit ndërsa 1 minutë më pas radha e Kukësit me Mustën që fton Shkurtajn me një top gol, por sulmuesi në ikje i Kukësit, gjuan dobët.

Për të ardhur në të 74-ën kur Bregu godet mjaft bukur por topi ndalet nga shtylla. Përfundimisht 0-0 me objektivë të ‘venitur’ të të dyjave skuadrave. Kukësi pa trofe, ndërsa Skënderbeu, me mundësi të pakta për një vend në europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!