Cara: Laçi krenari e Kurbinit, vëmendje infrastrukturës

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ndoqi sot suksesin e skuadrës së Laçit ndaj Tiranës përfunduar në shifrat 3- 1 për vendasit.

Në një lidhje direkte për “Nga njëra ndeshje në tjetrën’ në Radio Tirana të moderatores Erga Kruja, zyrtarja e lartë vendore tha:

Laçi juaj në europë sistematikisht?

Meritë e futbollistëve, stafëve dhe raportit Bashki- Klub. Impainti dhe tapeti janë model. Duke ditur se bazë në arritjet sportive janë kushtet në infrastrukturë, kemi qënë të vemendëshëm për të mirëmbajtur e përmirësuar parametrat e fushës.

Sa ka ndikuar ndihma juaj financiare?

Laçi ka bilance të rregullta, ka një bashkëpunim konkret mes bashkisë si aksionare dhe sponsorit kryesor. Kemi dhënë pjesën tonë dhe ne si bashki presim që Laçi i futbollit të nderojë qytetin”, – tha Majlinda Cara, kryebashkiakja e Kurbinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!