Vllaznia ndeshje shtesë, Bylis i pakapshëm…
Partizani-Vllaznia 3-0 (Solomon 21′, Kordeiro 43′, Mala 75′))
Partizani me shumë probleme në këtë fund kampionati teksa mbeti jashtë europe, nuk e toleroi aspak Vllazninë sot në “Air Albania”. Kryeqytetasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Solomon dhe Kordeiron, duke e vënë ndeshjen në favorin e tyre dhe marrë tri pikë.
Në të dytën Vllaznia nuk gjeti modulet e duhura për të reaguar ndërsa pësoi golin e tretë me Malën. Me këtë humbje Vllaznia çeretfikohet e 8-ta dhe do të duhet të luajë edhe një takim në ‘Loro Boriçi’ me njërën mes Besëlidhjes ose Pogradecit.
Bylis- Luftëtari 2-0 ( Hidi 34′(11-m), Qardaku 44′ )
Bylisi nuk fal në shtëpi teksa fiton 2-0 me Luftëtarin, falë golave të Hidit me penallti dhe të Qardakut.
Luftëtari mbushur me elementë të rinj godet dy shtylla, nga një në secilën pjesë por goli është i ‘ndaluar’ për bluzinjtë e rënë nga Kategoria.
Me këtë fitore, skuadra e Dovedan, një javë nga fundi,siguron qendrimin pa ndeshje shtesë në elitë.
Flamurtari-Teuta 2-3 (Pjeshka 14′, Hoxhaj 28’/ L. Vila 3′, 21′, Hebaj 64′)
Flamurtari-Teuta, dueli që i shkoi durrsakëve teksa me vështirësi kaluan në Vlorë vendasit e rrëzuar nga Superiorja. Lorenco Vila shënoi dy herë në pjesën e parë por Teuta u mbërrit nga golat e Pjeshkës dhe Hoxhës së Flamurtarit.
Në të dytën Teuta u shfaq më kërkuese për të fituar dhe arriti të gjejë golin e fitores me Hebajn. Fitore me shije Europe për durrsakët, që arrijnë objektivin e përfaqësimit në Europa League. Durrsakët kanë edhe finalen e kupës me Tiranën. Fill pasi të ndeshen me Laçin për javën e 36.