Kokëdhima: ‘Mihana shitet në Seria A’

E bujshme. Njërit prej futbollistëve të Apolonisë, i del emri në Seria A.

Apolonia fitoi Grupin B në Kategori të Parë dhe më pas finalen e trofeut të kësaj kategorie tri ditë më parë në ‘Elbasan Arena’ me fituesin Grupit A, Kastriotin 2-1.

Ishte folur e shkruar shumë për ekipin e suksesshëm të presidentit Koço Kokëdhima dhe të teknikut Mergjyshi. Madje duke evidentuar moshen e re, dhe disa elementë të spikatur në radhët e tyre.

Vetë Kokëdhima në një deklaratë në mediat vizive, pas finales, mes të tjerave do të deklaronte: “Ne duam tek Apolonia lojtarë që ëndërrojnë të lozin ne tregjet e pasura të futbollit.”

Duket se kreu i klubit ka patur në mendje lojtarë si Redon Mihana, Mario Gjata, apo ndonjë tjetër.

Por sot nga burime konfidenciale ‘Sporti im.al’ mëson se presidenti i fierakëve, ka lëshuar deklaratën më të bujshme se: “21 vjeçari Redon Mihana, do të shitet në Seria A”.

Në fakt, fantazisti bardhëjeshil, mahniti në finalen e fituar me krutanët teksa dha disa asiste dhe shënoi njërin nga golat e formacionit të Apolonisë. Një deklaratë e tillë edhe pse në konfidencialitet e Kokëdhimës, duhet marrë në konsideratë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!