Superiorja, kampionët drejt Laçit

Do të luhet nesër akti i parafundit i këtij edicioni futbollistik të pazakontë në Kategorinë Superiore.

Nesër në 17:45, java e 35-të me disa verdikte tashmë të zbardhura. Ndonëse Luftëtari dhe Flamurtari janë larguar matematkishit nga elita, çështja titull u vendos vetëm pas ndeshjes së fundit Vllaznia-Kukësi (1-0), e cila i siguroi automatikisht Tiranës titullin e 25-të kampion.

Europa, përpos bardhebluve dhe kuksianëve, tashmë sportivisht pjesëmarrës në kontinent, edhe bardhezinjtë kurbinas, janë fare pranë biletës së numër 7 në dhjetë vitet e fundit.

Në vend të katërt dhe me një biletë finaljeje të Kupës së Shqipërisë për të luajtur me Tiranën, Teuta është e katërta që plotëson skuadrat shqiptare në kupat e Europës.

Një llogari hapur edhe për skuadrën e vendit të 8-të. Vllaznia beson se mund të kapë Bylisin, ose dhe Partizanin, me të cilin luan të premten kartat e fundit përpara, se me gjasë, të ndeshet në “play-off” me fituesen Besëlidhja-Pogradeci.

Në 17:45 luhen të gjitha takimet. Përjashto atë mes Kukësit dhe Skënderbeut (20:45).

Java e 35-të, ora 17:45.

Bylis-Luftëtari

Flamurtari-Teuta

Laçi-Tirana

Partizani-Vllaznia

Kukësi-Skënderbeu (20:45)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!