“Divorcohet” me bjellorusët, përflitet Kukësi

Përfundon aventura bjelloruse e Azdren Llullakut. Me gjasa, Kukësi mund të jetë “stacioni” tij i sezonit të ardhshëm

Përfundon pa shkëlqim aventura bjelloruse për ish-sulmuesin kuqezi, Azdren Llullaku. Dëmtimet e shumta kanë bërë Azdren Llullaku të mos ishte i pranishëm në fushën  e blertë me fanellën e Shahtjor Soligorskut.

Gjatë sezonit të përfunduar, ai u aktivizua në 13 ndeshje, ku vetëm në 4 si lojtar titullar, duke shënuar një gol. Mjaftojnë këto shifra, për të kuptuar se paraqitja e Llullakut ishte larg pritshmërive të drejtuesve të klubit bjellorus.

Lajmin për “divorci” nga bjellorusët e ka dhënë vetë sulmuesi 32-vjeçar, Azdren Llullaku, teksa në rrjetet sociale shkruan:“Koha për të thënë mirupafshim, drejt një tjetër skuadre. Ju uroj më të mirat! Paçi fat”.

Ndërkaq, në mjediset e futbollit shqiptar, përflitet se ish-sulmuesi kuqezi Azdren Llullaku ka arritur në parim një marrëveshje, për t’u bërë pjesë e skuadrës së Kukësit në sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!