F1, Hamilton “pole” nr. 90 në Hungari…

Ljuis Hamilton do të startojë para të gjithëve në Grand Prix të Hungarisë. Piloti britanik, i cili u kualifikua i pari me kohën rekord 1’13”447, duke lënë pas shokut e tij të skuadrës, finlandezin Botas (+ 0”107) dhe pilotin Lans Stroll të skuderisë Racing Point (+ 0”930).

Pilotët e Ferrarit, Sebastian Fetel dhe Çarls Leklerk, për herë të parë këtë sezon arrijnë deri në provat e treta, duke u renditur respektivisht, i pesti (+ 1”327) dhe i gjashti (+ 1”370).

Ishte një pasdite që i takoi e gjitha 6 herë kampionit të botës, i cili tashmë ka vendosur rekord në Q2 dhe më pas, arriti ta përmirësonte atë përsëri në Q3. Ljuis Hamilton fitoi kështu “polin” numër 90 në karrierën e tij, i treti radhazi në Hungari.

Nesër, duke nisur nga ora 15:10, do të startojë gara për Grand Prix të Hungarisë, e treta në botërorin 2020, sipas kësaj renditjeje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!