Hamilton kampioni që… ‘vret’

Britaniku Ljuis Hamilton, shkatërron rivalët në pistën e Budapestit, duke i parakaluar dy herë.

Ljuis Hamilton shfaqet “përbindësh” në Hungari. Piloti britanik me makinen e tij Mercedes arrin suksesin 86 në karrierë, në një garë ku i ‘vrau’ të gjithë.

Një garë pa histori, që përfundoi në Hungaroring me fitoren e padiskutueshme të Hamilton, duke e udhëhequr garën nga fillimi deri në faund. Betejë për vendin e dytë, teksa holandezi Verstapen e pa vetën në vështirësi në xhirot e fundit.

Piloti i Red Bull ndjeu dihatjen nga prapa të Mercedesit tjetër, të Valteri Botas, ndërsa u detyrua të pranojë vendin e tretë të podiumit.

Katastrofë në shtëpine e Ferrarit. Skuadra nga Maranello, pas atij starti impresionues, nisi tatëpjetën, aq sa Çarls Leklerk u shpërfytyrua edhe nga kolegu i ardhshem te Ferrari, Karlos Sainz. Disi më mirë gjermani Fetel. Gjermani në ikje, mori vendin e 6-të.

Për të mos folur pastaj për parakalimin e dyfishtë që iu bëri fituesi i garës Ljuis Hamilton, duke hedhur doza poshtërimi mbi pilotët në tërësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!