Uzuni zyrtarisht te Ferencvarosh

Futbollisti ka nënshkruar për 4 sezone dhe do të përfitojë 1.2 milion euro nga kjo marrëveshje, 300 mijë euro në sezon.

Myrto Uzuni realizon endrrën dhe kalon te gjigandët hungarezë të Ferencvarosh. Beratasi i cili nga Laçi kaloi para dy edicionëve te Lokomotiva Zagreb, kishte kohë që ishte pikasur nga skuadra të mëdha në Europë.

Sot Myrto Uzuni ka arritur në Budapest dhe së bashku me menaxherin Franc Bode ka nënshkruar dhe ka bërë prezantimin zyrtar për klubin e ri.

Beratasi u ble nga Lokomotiva e Zagrebit, që përfiton 1 milion e 850 mijë euro. Shifra është zyrtare nga klubi kroat, që raporton se e ka shitur për 14 milion kunas (monedha kroate).

Uzuni ka nënshkruar për 4 sezone dhe do të përfitojë 1.2 milion euro nga kjo marrëveshje, 300 mijë euro në sezon.

Ndërkaq mesfushori sulmues do të zhvillojë edhe dy ndeshjet e mbetura nga kampionati kroat, teksa me pas do të bashkohet me skuadrën e Sergei Rebrov. Nuk përjashtohet mundësia të luaj me Lokomotivën edhe në finale të Kupës kundër Rijekës.

Futbollisti shqiptar deri më tani, ka qenë lojtar kryesor kudo ku është aktivizuar ndaj pritshmëritë ndaj numrit 7 janë të mëdha.

Ferencvarosh ka një plan konkret për të ardhmën pasi veç Uzunit, ka blerë edhe portierin Adam Bogdan ( i përfaqsueses hungareze) dhe Oleksandr Zubkov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!