Hysaj, me Lamborxhini të personalizuar…

Makinat e luksit dhe futbollistët, janë një kombinim me të cilin tashmë jemi mësuar. Nga kjo “sëmundje” vuan edhe kapiteni, mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi, Elsaid Hysaj, i cili luan në radhët e skuadrës së Napolit. Si pjesë e familjes së futbollit, as mbrojtësi ynë nuk mund të bënte përjashtim, duke e shfaqur “sëmundjen” e tij herëpashere.   

Pas fitores ndaj Udinezes, shkodrani Elsaid Hysaj, pasi ka udhëtuar me Lomborxhinin e tij të ri të personalizuar, i ka lejuar një pushim të vogël në bregun e Amalfit. Fotot janë postuar në profilin zyrtar në Instagram të kapitenit të kombëtares Elsaid Hysaj.

Dhe Lamborxhini Hurakan me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, nuk është makina e vetme e Hysajt. Ajo është blerja më e fundit, ndërkohë që në koleksionin e kapiteni të kombëtares kuqezi janë edhe një Porshe 911 Turbo, një Audi në versionin sportiv S8, një furistradë e markës Jeep Wrangler. Të paktën këto duken…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!