Roma dhe Nike, “divorc” para kohe…

Nike nuk është më sponsori teknik i Romës. Kështu lajmëron klubi roman nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e tij zyrtare. AS Roma dhe Nike lajmëruan sot se e kanë ndërprerë paraprakisht marrëveshjen e partneritetit dhe sponsorizimit teknik midis tyre.

Roma kishte nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me multinacionalen amerikane të veshjeve sportive në vitin 2013 (marrëveshja skadonte 31 maj 2024), e cila tani do të përfundojë në fund të sezonit 2019-20.

“Ndërprerja e parakohshme e kësaj marrëveshje tregtare, do t’i lejojë AS Romës të eksplorojë mundësi të reja në botën e materialeve teknike dhe licencimit,” është shprehur Françesko Kalvo, zyrtar i AS Romës.

Për sezonin 2020-21, Roma dhe Nike kanë hyrë në një marrëveshje të re, sipas së cilës, Nike do të vazhdojë të furnizojë klubin roman ekskluzivisht me të gjitha materialet teknike për ekipit e të rriturve, të rinjve dhe atë të femrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!