Real Madrid ndjen titullin, paralajmëron tifozët…

Të enjten, Real Madrid, pret në ‘Alfredo Di Stefano’ Vijarrealin. Fitorja i jep titullin e 34 në histori kur duhen dhe dy javë nga fundi i La Liga-s.

Real Madrid u kërkoi tifozëve të saj, përmes një deklarate zyrtare, që të mos shkojnë në Cibeles në rast të fitores së La Liga. Me katër pikë përpara nga Barcelona që ndjek, skuadra e Zidane mund të fitojë titullin të enjten nëse ata ia dalin me sukses ndaj Vijarreal në shtëpi.

Sidoqoftë, për të shmangur përhapjen e koronavirusit, klubi ka bërë të ditur se nuk do të ketë festë të zakonshme dhe u ka kërkuar njerëzve që të mos mblidhen për të festuar si në kohë pa pandemi.

Komunikata nga Real Madrid:

Në rast se Real Madrid shpallet kampion, lojtarët tanë nuk do të shkojnë në vendet tradicionale, në veçanti Plaza de Cibeles, kështu që ne kërkojmë nga tifozët tanë të mos shkojnë atje në rast të fitores së La Ligës.

Në këtë kuptim duhet të kontribuojmë të gjithë për të shmangur rrezikun e infeksioneve të reja.Kohat në të cilat jetojmë na detyrojnë të marrim masa tejet të kujdesshme dhe Real ndihet i detyruar ta kryejë këtë apel për përgjegjësi. Me bindje se çdo fitore e mundshme për ekipin tonë nuk duhet të jetë hap mbrapa në luftën e të gjithëve kundër pandemisë “.

Trofetë e Real Madrid:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!