Madridi pret titullin e 34

sportiim2

Madridi pret titullin e 34-t

Në Spanjë të gjithë në këmbë. Skuadra mbretërore e Real Madrid është tri pikë larg titullit të 34 kampion në La Liga Santander.

Në fakt, matematika në dy takime të mbetura thotë se janë dy pikë larg trofeut por kur mendon se sot ndaj Vijarrealit, një pikë shtyn festën, përkthehet në tri pikë dhe titull.

Ndërkaq, alarmi se tifozët mund të shpërthjenë në festë, tremb autoritetet e Madridit për trazira në kohë pandemie.

Dje Real Madrid u kërkoi tifozëve të saj, përmes një deklarate zyrtare, që të mos shkojnë në Cibeles në rast të fitores së La Liga.

Sakaq, java nis me Eibar- Vajadolid. Çifti në fjalë nuk ndikon aspak në rezultatet e skuadrave të tjera në garë pasi asnjëra nuk rrezikon poshtë por dhe nuk arrin dot europën. Nis në 18:30.

Të tjerat në orar fiks, luhet në 21:00 sipas këtij kalendari: (java e 37).

Bilbao- Leganes

Selta Vigo-Levante

Barcelona- Osasuna

Getafe- At. Madrid

Betis Sevilje- Alaves

Majorka- Granada

Real Madrid- Vijarreal

Real Sociedad- Sevilja

Valencia-Espanjol

Eibar- Vajadolid (ora 18:30)

👊 ¡Concentrados en

— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid)#RMCitypara el para el partido 🆚@VillarrealCF!#RealMadridVillarreal|@audispainpic.twitter.com/78E8pyHtbxJuly 16, 2020

?>