Hoti pret Rashicën: ‘Sportist global…’

Kryeministri i Republikës së Kosovës Abdullah Hoti, priti sot në Prishtinë yllin e përfaqësueses Dardane, Milot Rashica. 23 vjeçari, ndërsa luan në Bundesligë me Verder Bremen, prej gati një javë po kalon pushimet në Kosovë.

Rashica është takuar edhe me presidentin e FFK-së Agim Ademi dhe zyrtarë të lartë të Federatës. Dihet që përfaqësuesja e Kosovës është në prag të një ndeshjeje deçizive me Maqedoninë e Veriut për Euro 2020 nga Nations…

Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian”,shkruan Kryeministri i Kosovës në ‘Facebook’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!