Presidenti takohet me Zhegrovën…

Në Federatën e Futbollit të Kosovës këto ditë, po mësyjnë disa nga yjet e saj të futbollit që luajnë në Europë. Valon Berisha, Milot Rashica, më herët dhe Edon Zhegrova sot, teksa po kalojnë disa ditë pushimesh në Kosovë, janë parë të takohen me drejtuesit më të lartë të FFK-së.

Futbollisti i Bazelit në Zvicër, mësohet se sot ka vizituar shtëpinë e futbollit, ndërsa Zhegrova është pritur nga presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Talenti i radhës mes dardanëve, ka theksuar se ndihet i priveligjuar teksa takon krerët e futbollit në Kosovë dhe uron që pandemia globale të kalojë sa më shpjet për tju kthyer normaliteit.

Natyrisht duke shpresuar që ekipi kombëtar i Kosovës të ndezë shpresa të mëdha për kualifikimin në europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!