Laçi bën detyrën, fiton 3-1 me Luftëtarin

Kategoria Superiore java e 33-të: Laçi-Luftëtari 3-1

Në stadiumin e qytetit të Laçit, në orën 17:45, nën drejtimin e gjyqtarit Hermal Llapra, ka startuar ndeshja Laçi-Luftëtari, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit të 81-të të Superiores.

Trajnerët Armand Cungu (Laçi) dhe Neritan Novi (Luftëtari), kanë përzgjedhur këta futbollistë për në fushën e lojës…

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Marku, Turkaj, Rapo, Lushkja (Teko 22′), Deliu, Xhixha, Naubueze, Greca. Trajner: Armando Cungu.

Luftëtari: Basha, Duka (Zeneli 67′), Hyseni (Alinani 67′), Isufi, Kuka (Malaj 62′), Lala, Lika, Mehmeti, Oshafi, Qato, Brahilika (Puci 6′). Trajner: Neritan Novi.  

Gjyqtarë: Hermal Llapra, Redian Dobruna, Marjus Qose.

Karton i verdhë: Hyseni, Duka, D.Rapo

Ndeshja ka nisur…

3’- Aksion i shpejtë nga e majta me Xhixhën, i cili pason në drejtim të Naubuezes, por aty mbrojtësi Kuka gabon dhe shënon autogol, 1-0 për Laçin.

40’- Gabim i mbrojtjes gjirokastrite. Përfiton Xhixha dhe 2-0 për Laçin. Goli i 11-të për sulmuesin kurbinas, i cili po tregon një formë të mirë sportive.

50’- Aksion i nisur nga Rapo. Sulmuesi Naubueze e ndjek aksionin, madje bëhet protagonist. Pasi ka shmangur portierin Basha, amerikani Naubueze shënon edhe golin e tretë për kurbinasit dhe të 19-tin personal. 3-0 për Laçin.

85’ – Prenga kryen një ndërhyrje të gabuar në zonë dhe penallti. Mehmetllari nga pika e bardhë shënon, duke ngushtuar shifrat në 3-1.

● Mbyllet takimi me fitoren 3-1 të skuadrës së Laçit, e cila ngjitet kështu në kuotën e 55 pikëve, duke parakaluar në renditje edhe Teutën, e cila ka një ndeshje më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!