FFK: Teste dhe izolim, gara nuk cënohet…

Dy futbollistë të Vushtrrisë po përballen me simptoma të koronavirusit. Së paku kështu raportohet nga mediat sportive në Kosovë.

Menjëherë FFK, përpos interesimit për situatën, kërkon të udhëzojë klubet për qetësi në mënyrë që të largohet paniku.

Pritet që ojtarët me simptoma të COVID-19, të izolohen dhe skuadra e Vushtrrisë të mund të luajë të enjtën me Trepçia 89′.

Në fakt ka qënë vetë presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, i cili tregon se simptomat e dy futbolliatëve, janë konstatuar fill pas barazimit me Flamurtarin e Prishtinës.

Dy futbollistë janë me simptoma të Covid-19 dhe që të dyve u janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar, por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ditët në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy ndeshjet e fundit, që janë Ballkani dhe Flamurtari”-Kaljatzi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!