Porto Alegre, edhe 4 lojtarë me Covid-19…

Skuadra Internacional e Porto Alegres duhet të luftojë me koronavirusin tani. Klubi brazilian i Serie A, pas provës së fundit të një lojtari pozitiv, ka njoftuar përhapjen e Covid-19 edhe te katër futbollistë të tjerë të skuadrës. Ata janë që të gjithë asimptomatikë, por tani do t’u duhet të qëndrojnë të mbyllur për 14 ditë në karantinë.

Që nga fillimi i urgjencës shëndetësore, Internacional i kontrollon çdo ditë të gjithë personat që hynë në qendrën stërvitore për temperaturën dhe nivelin e oksigjenit në gjak.

Lojtarët vinë në stërvitje të veshur, të gatshëm për në fushë, në mënyrë që të mos kalojnë nëpër dhomat e zhveshjeve. Eshtë gjithashtu e ndaluar që çdo anëtar i klubit të hyjë në palestër, lokal dhe zona të tjera të brendshme të qendrës sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!