Izolohet Joviç, dyshohet për Covid-19…

Te Real Madrid shpërthen “çështja” Luka Joviç. Sulmuesit serb, për të cilin kanë qenë të interesuar “kuqezinjtë” e Milanit, do t’i duhet të qëndrojë në një periudhë izolimi, pasi ka patur kontakte me një mik, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lojtari, sipas asaj që zbulon “El Ciringuito TV”, tashmë do t’i nënshtrohej një tamponi të dytë, edhe pse rezultati i të parit ishte negativ. Në çdo rast, Joviç tani do të duhet të qëndrojë në një periudhë karantine, në pritje të një tamponi të dytë.

Për sulmuesin Luka Joviç, sezoni ka qenë për t’u harruar. Në verën 2019 ai erdhi te Reali nga Eintrahti në këmbim të 60 milionë eurove. 27 golat e tij me skuadrën gjermane dukej se mbështesin kandidaturën e tij për të gjetur hapësirë ​​në Madrid.

Por performance e tij, brenda dhe jashtë fushës, ishte larg nga ajo që pritej nga klubi dhe tifozët “merenges”. Joviç ka shënuar vetëm dy gola dhe ka sëhrbyer në dy asistime, në 770 minuta lojë në 25 ndeshje që është aktivizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!