Dinamo në provën e ‘zjarrit’…

Klubi me histori të madhe në futbollin shqiptar, sot në një sfidë vendimtare ndaj Egnatias. Duke nisur nga ora 17:30.

Do të presë sot në Pezë-Helmës Egnatian. Udhëton drejt Burrelit, pret Veleçikun dhe mbyll në transfertën pukjane me Tërbunin.

Ky është kalendari i Dinamos së Tiranës në këtë edicion të radhës në Kategori të Parë teksa që nga edicioni 2012-13,nuk arrin të dalë nga inferiorët.

Madje duke rrezikuar edhe katastrohen e rrëzimit në Kategori të Dytë. Gjithësesi, presidensa italiane me Pontrelin në krye, jep garanci. Së paku për ta mbajtur Dinamon këtë edicion në nivelin e dytë futbollistik në Shqipëri.

Kthyer te sfida e sotme me rrogozhinasit, vetëm tri pikët bëjnë punë. Trajneri Kamarata ka dy rikthime të rëndësishme pasi kapiteni Boçi dhe Pontreli, vijnë pas pezullimëve. Nuk do jetë Kolgega.

Formacioni i mundëshëm i Dinamos:

Kuka, Paterni, Boçi,Turhani, Salazar,Kamara,Qoshku,Fejzo,Pontreli, Ortolani, Hysa.Tr. Fabricio Kamarata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!