Lufta për mbijetesë vazhdon në të dy grupet

Sot u zhvilluan shtatë takime në Kategorisë së Parë, dy ndeshje të fazës “play-off” në të grupin A, si dhe pesë takime të fazës “play-out” në grupin A dhe B. Në ndeshjet e zhvilluara u shënuan 21 gola, ndërkohë që gara për mbijetesë vazhdon në dy grupet, enigmë që me gjasa do të përfundojë në javët e fundit të garës.

Ja dhe rezultatet e arritura në ndeshjet e sotme:

Play-off, grup A
Erzeni-Besëlidhja 1-2 (Xhixhua 69’/Koleci 7′, Hoxha 49′) 

Kastrioti-Korabi 2-3 (Raza 56′, Gjinaj 85’/Prendi 37‘, 64’, Mziu 88′)

Renditja: Kastrioti 44 pikë, Besëlidhja 35, Korabi 32, Erzeni 26 pikë.

Play-out, grupi A
Dinamo-Egnatia 1-0 (Reçi 59′) 

Veleçiku-Tërbuni 2-3 (Smajli 15′ Marinaj 31’/ Hasa 26′, Fejzaj 43′, Myslimi 70′)

Renditja: Burreli 27 pikë, Egnatia 26, Tërbuni 22, Dinamo 21, Veleçiku 20 pikë.

Play-out, grupi B

Turbina-Devolli 1-0 (Koldashi 45′ (p)

Shënkolli-Iliria 2-3 (Zhuga 54′, Danaj 87’/ Pasha 15′, Doci 57′, 90’+2)

Elbasani-Oriku 1-0 (Duka 68′)

Renditja: Oriku 33 pikë, Iliria 30, Elbasani 28, Devolli 28, Turbina 28, Shënkolli 18 pikë.

Nesër, në orën 17:30, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të fazës “play-off” në grupin B: Lushnja-Apolonia dhe Pogradeci-Besa.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!