Paradoksi. Luftëtari bie, 4 lojtarë në Kombëtare…

Shqipëria tashmë njihet si vend i paradokseve. Natyrshëm që edhe sporti nuk mund të pëjashtohet nga ky “rregull”. Nuk po shkojmë larg. Po tregojmë rastin e Luftëtarit, skuadrës gjirokastrite, e cila i ka thënë lamtumirë Superiores dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë..

Redon Dragoshi, Enes Isufi, Aldrit Oshafi dhe Arbër Mehmetllari janë katër futbollistë të rinj të skuadrës së Luftëtarit, të cilët sapo të përfundojë sezoni do të grumbullohen në zborin stërvitor të Kombëtares, që është planifikuar për t’u zhvilluar më 6-8 korrik në kryeqytet.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, që konfirmoi ftesat e ardhura në klubin gjirokastrit, gjatë një inteviste në emisionin “Nga njera ndeshje në tjetrën”, që moderohet nga gazetarja Erga Kruja në Radio Tirana.

Ai tha, se katër futbollistët rinj të Luftëtarit, janë përzgjedhur që gjatë këtij stejxhi stërvitor të shikohen nga afër prej teknikëve të Kombëtares, për shkak të talentit dhe vlerave të tyre sportive, që kanë shfaqur gjatë ndeshjeve të kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!