U-15: Internacional Tirana e Apolonia, fitues

U zhvilluan sot ceremonitë e ndarjes së kupave për fituesit e grupeve A dhe B në kampionatin Kategoria Superiore U-15.

Në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Alban Tafaj i dorëzoi kupën FC Internacional Tirana, që u shpall fituese e Grupit A.

Gjithashtu, po sot u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së kupës për fituesen e Grupit B të Kategorisë Superiore U-15. Ishte sërish Alban Tafaj ai që i dorëzoi kupën Apolonisë, që e mbylli sezonin në krye të Grupit B.

Dy ceremonitë u zhvilluan në përfundim të katër ndeshjeve të vlefshme për fazën “play-off” të Kategorisë Superiore U-15, ku u përcaktuan edhe katër skuadrat gjysmëfinaliste. Në katërshe do të përballen çiftet Internacional Tirana-Tirana dhe Apolonia-Skënderbeu.

Më poshtë, rezultatet e ndeshjeve të sotme të luajtura për fazësn “play-off” dhe “play-out” në Kategorinë Superiore U-15.

“Play-off” / Kategoria Superiore U-15

Internacional Tirana-Sh.F. Pepa 4-0
Apolonia-Akademia e Futbollit  3-0
Vllaznia-Skënderbeu 0-5
Teuta-Tirana 1-2

“Play-out” / Kategoria Superiore U-15

Shënkolli-Tomori 3-0
Luftëtari-Kukësi 7-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!