Dinamo për kapercimin e madh

Skuadra blu e kryeqytetit, luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme në zonën play-out të Grupit A.

Dinamo kërkon të ecë e sigurtë drejt qëndrimit në Kategori të Parë. Drejtuesit italianë janë duke punuar për të kofiguruar skuadrën edhe në momentet kur skuadra blu, ndër më të titulluarat në vënd, militon në inferiore.

Dje kanë dhënë disa paga për lojtarë të caktuar ndërsa ditët në vijim, do paguhen pjesa tjetër dhe stafi. Eremal Barushi, në rolin e administratorit, po ndjek politikat e klubit kryeqytetas.

Ndërkaq Dinamo pret të shtunën në Pezë-Helmës Tërbunin e Pukës. Fitorja për javën e 17-të në Shkodër ndaj Veleçikut 0-3 ( koplikasit shkarkuan menjëherë trajnerin Duli), e ka rritur oreksin e bluve për një tjetër fitore ndaj një rivali direkt.

Veçse në këtë takim delikat, Dinamo e trajnerit Kamarata, do të ketë dy mungesa të rëndësishme si Pontrelin dhe kapitenin Boçi. Klubi në rrjete, bën ‘jehonë’ për suksesin e radhës ndaj Tërbunit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!