Sot/ Dinamo dhe Elbasani në kërkim të… identitetit

Sot për fazën “play-off” në Grupi A dhe B, luhen 5 takime tërësisht impenjative. Në betejat e fundit për të mos u rrëzuar nga Kategoria e Parë, disa skuadra. Madje nga ata që kanë fituar trofe të shumtë.

Në Grupin A, Dinamo pret në Pezë-Helmës, Tërbunin. Diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë. Edmond Dalipi, “ish”-i i madh i Dinamos, sot për të kërkuar ‘rrëzimin e bluve me të cilët ka bërë histori. Dinamo, pa dy titullarë, por plot besim se nga kjo javë do pozicionohet në mes të tabelës.

Burreli-Egnatia disi më e ekuilibruar për vetë pozicionët që mbajnë në tabelë.

Në Grupin B, Turbina e Gjonit, e ka finale me Ilirinë e Salës në ‘Nexhip Trungu’. Orikumi luan ndaj Devollit në shtëpi pa presionin e pikëve, ndërsa dueli mes Elbasanit dhe Shënkollit, parashikohet mjaft interesant.

Verdheblutë edhe pse kanë arritur të fitojnë disa takime, sërish janë në vështirësi duke rrezikuar. E njëjta situatë te Shënkolli. Lezhjanët pas ndëshkimeve shëmbullore nga Disiplina, pritet ta kenë shumë të vështirë qëndrimin në kategori.

Grupi A ‘play-off’

Dinamo-Tërbuni

Burreli- Egnatia

Grupi B: ‘play-off’

Turbina-Iliria

Oriku-Devolli

Elbasani-Shënkolli

Të gjitha takimet nisin në orën 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!