Elbasan triumfues, Iliria nuk fal

Kategoria e Parë Grupi B: Devolli-Elbasani 1-2 Shënkolli-Turbina 0-3 Iliria-Oriku 2-0

Kategoria e Parë për Grupin B, befason jo pak këtë të diel. Për zonën e play-out pati përballje direkte për mbijetesën, ndërsa Shënkolli duket se doli më i humburi i ditës.

Lezhjanët e periferisë, pritën në Burrel (Liri ballabani) Turbinën që drejtohet nga matjani Vladimir Gjoni duke u mposhtur 0-3.Duket se ekipi i presidentint Djala, pas penalizimëve nga Disiplina por dhe problemëve shëdtësore të futbollistëve të caktuar, e ka të vështirë të qëndrojë.

Elbasani ringjallët sërish dhe e bën në Devoll duke mundur vendasit me shifrat 1-2. Lleshanaku përpara takimit pati deklaruar se Elbasani i tij, do ti konsiderojë finale të gjitha ndeshjet e mbetura. Sot ja doli dhe verdheblutë duket se kanë bërë një hap të madh drejt qëndrimit. Paçka se deri në fund do ju duhet të luftojnë me Turbinën fqinje…

Rezultat i pristshëm nga Iliria në përballjen shtëpiake me Orikun. Skuadrat nuk rrezikojnë fundin e tabelës. Pas suksesit të sotëm, Sala me të tijtë nga Fushë-Kruja, ndihen më të qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!