Tenisti Xhokoviç, me COVID-19

Novak Xhokoviç, rezulton pozitiv me COViD-19 pasi injoroi distancën sociale gjatë turneut ‘Adria Tour’.

Nr 1 i tenisit në botë dhe shokët e tij futbollistë, injoruan distancimin shoqëror duke festuar dhe duke luajtur futboll e basketboll në turneun e tij në Adria.

Pas bullgarit Grigor Dimitrov me koronavirues doli dje edhe Borna Coric te cilët ishin pjese e turneut të bamirësisë te organizuar nga serbi në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.

Me kokëfortësi, sportistët refuzuan të bënin distancimin shoqëror dhe lojtarët u panë gjysmë të zhveshur në një klub nate në Beograd.

Edhe gruaja e tij, Jelena, ka dalë pozitive dhe të dy kanë hyrë në vetizolim dy javor.

Jemi testuar në momentin që kemi arritur në Beograd. Rezultatet e mia dhe të Jelenes janë pozitive, ndërsa të fëmijëve tanë janë negative”, -ka deklaruar kampioni i botës Xhokoviç duke thënë se nduhet mirë

Duke folur për këtë situatë numri një në Britani, Dan Evans,tha: “Një shëmbull i keq për tu dhënë. Edhe nëse atë vend nuk ka rregullua personalisht do evitoja konkatet’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!