Pas Xhokoviçit, edhe Ivanisheviç pozitiv

Vatra e infeksionit me Covid-19 në turneun “Adria Tour” po zgjerohet. Pas Novak Xhokoviçit, bashkëshortes së tij Jelena, i infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe trajneri serb i numrit një të tenisit botëror, Goran Ivanisheviç. Testi i tij ka dalë pozitiv.

“Do të doja të informoja të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me mua se kam rezultuar pozitiv dhe kërkoj nga ata që të kujdesen për veten dhe të dashurit e tyre”, ka shkruar Ivanisevic në Instagram, i cili ishte edhe drejtori i turneut “Adria Tour” në Zadar. Ai është asimptomatik, por tashmë i izoluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!