Alarm! Gjokoviç, i dyshuar për Covid-19

Novak Gjokoviç trondit botën e tenisit ndërkombëtar. Turneu “Adria Tour”, ku midis protagonistëve është edhe tenisti serb, tani është gjendje alarmi.

Kjo për shkak se Gjokoviç ka qenë në kontakt me basketbollistin e Partizanit të Beogradit, Nikola Jankoviç, i cili më pas ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Kontakti i tyre ka ndodhur në një ndeshje miqësore basketbolli disa ditë më pare, ku është festuar lamtumira e trajnerit serb Milojeviç, i cili do të kalojë në NBA.

Novak Gjokoviç, fillimisht do t’i nënshtrohet testit të tamponit për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore. Shqetësimi rritet për faktin, se tenisti serb, pas fazes së pare të “Adria Tour” në Beograd, ka festuar në një disko edhe me tenistë të tjerë, përpara se ata të udhëtojnë drejt Kroacisë, ku është planifikuar për t’u zhvilluar faza e dytë e këtij turneu ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!