Keita akuzohet nga një vajzë në Liverpul…

Futbollisti i Liverpulit Naby Keita, është akuzuar përmes rrjetit social nga një vajzë. Sipas saj, Keita ka bërë përpjekje për përdhunim seksual pas një feste në shtëpinë e saj.

Më 18 Janar 2020, unë u sulmova seksualisht nga lojtari i Liverpulit, Naby Keita. E raportova atë në Greater Manchester dhe policinë Merseyside dhe ata më thanë se fjalët e tij ishin kundër meje.

Telefonat tanë (imi dhe i mamasë) u morën nga policia e Merseyside për të tërhequr regjistrimet e zërit, mesazhet dhe të dhënat e vendndodhjes.

Kishte edhe një regjistrim zanor të Leos, agjentit të tij, i cili tha se Naby Keita ndjente keqardhje dhe donte të më takonte për të kërkuar falje. Ne nuk pranuam të takonim Naby për ti pranuar një ndjesë, unë nuk thashë asgjë. Pata frikë.

Unë nuk e përdora zërin tim sepse kisha frikë. Për fat, nuk jam një viktimë por një e mbijetuar.Ta hajë dreqi sistemin, më ka mërzitur ”-akuzon Pontso Dlamini.

Të gjitha akuzat për t’u verifikuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!